Sanksionet amerikane, me afat 8-9 tetor 2025, rrezikojnë ekonominë serbe, dhe rezikojnë Vuçiçin
Uashington D.C. – Senati i SHBA-së konfirmoi të martën 107 kandidatë të presidentit Donald Trump për poste kyçe, duke forcuar administratën e tij, ndërsa Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Arizonës, Mark Brnovich, si ambasador në Serbi, mes tensioneve diplomatike dhe sanksioneve.
Konfirmimet Masive të Senatit
Senati, i udhëhequr nga republikanët, votoi sipas linjave partiake për të konfirmuar 107 kandidatë, pavarësisht bllokimit të qeverisë, duke ulur numrin e nominimeve në pritje.
Një ndryshim rregullash në Senat, që lejon votime me shumicë të thjeshtë, kapërceu bllokadën nëntëmujore të demokratëve të udhëhequr nga Chuck Schumer.
Që nga janari 2025, Trumpi ka nominuar 380 kandidatë për 1,300 pozicione që kërkojnë konfirmim, me 174 të konfirmuar në vitin e tij të parë, duke treguar një ritëm të shpejtë për të konsoliduar axhendën “Amerika e Para”.
Tërheqja e emërimit të Brnovich
Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e Mark Brnovich më 29 prill, pa dhënë arsye. Brnovich, me origjinë serbe, tha për Serbian Times se “burokracia e ‘shtetit të thellë’ kundërshton sfondin tim politik, etnik dhe fetar”.
Ndërsa, thuhet se ai planifikon të fokusohet në rolet politike në Arizona.
Tërheqja e Brnovich ndodh mes tensioneve SHBA-Serbi, të ndërlikuara nga sanksionet amerikane ndaj Naftna Industrija Srbije (NIS), të kontrolluara nga Gazprom Neft, që furnizon 80% të karburanteve të Serbisë.
Sanksionet, me afat 8-9 tetor 2025, rrezikojnë ekonominë serbe dhe ëndrrat për në BE, ndërsa presidenti Vuçiç paralajmëron një “dimër të ashpër”. Teksa, Serbia, është e varur nga gazi rus, dhe tani përballet me izolim për refuzimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Në Sesionin e 85-të, të Asamblesë së Përgjithshme në OKB-në New York, u dëshmua prezenca e Kosovës, me presidenten Vjosa Osmani . Në pritjen e organizuar nga Presidenti Trump presidentja Osmani u fotografua krah Trump-it, duke nxjerr në pah izolimin diplomatik të Serbisë, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Vuçiç, i cili së bashku me delegacion serb u larguan pa bërë fotografinë me Presidentin Trump .
Kështu, që, edhe përpjekjet e Vuçiçit për të penguar njohjet e Kosovës dështuan, ndërsa marrëveshja 500 milionë dollarëshe e Jared Kushner-it për një kompleks në Beograd, e lidhur me Organizatën Trump, ka ngritur shqetësime.
Heqja e statusit kulturor të një ndërtese (ish kazerme të ushtrisë jugosllave) në Beograd, të bombarduar në 1999 ka shkaktuar hetime dhe ka bllokuar projektin, duke shtuar tensionet.
Konfirmimet masive dhe tërheqja e emërimit të Brnovich pasqyrojnë sfidat e administratës Trump në balancimin e prioriteteve të brendshme dhe diplomatike, ndërsa Serbia po përballet me izolim dhe presione ekonomike.