Vizita e delegacionit shqiptar në Sam Houston State University: Ura të reja bashkëpunimi

Amerika

Vizita e delegacionit shqiptar në Sam Houston State University: Ura të reja bashkëpunimi

Nga: Beqir Sina Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 07:22
Foto nga takimi

Një delegacion i "përzier" nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut qëndruan këtë mesjavé në universitetin "Sam Houston State University"- (SHSU) në Huntsville, Texas, më 1-2 dhjetor 2024. 

Delegacioni, ishte i përbërë nga figura të shquara të arsimit të lartë, dhe solli me vete një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar. Në krye të këtij delegacioni  ishte Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Rektori i Universitetit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, i shoqëruar nga Prof. Dr. Kenan Ferati, Presidenti i Senatit të të njëjtit universitet, dhe Znj. Valmisa Novi, Kryetarja e Kabinetit të Rektorit. Nga Kosova erdhi Dr. Edmond Hajrizi, Presidenti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), ndërsa Shqipërinë e përfaqësoi Znj. Valbona Ndrepaj, PhD, Delegate e Rektorit për Punë të Brendshme në Universitetin e Tiranës.

Aktivisti nga Dallasi Ismet Smajli i cili mori pjesë në këto takime shkruajti në statusin e tij në Facebook, se takimet ishin produktive me dekanët e SHSU ishin zemra e vizitës.

Në dy ditë intensive, delegacioni thuhet se eksploroi mundësitë për partneritete globale, duke u fokusuar në programe shkëmbimi studentësh, kërkime të përbashkëta në fusha si teknologjia digjitale dhe biznesi, si dhe trajnime administrative. 

Imagjino një dialog si ky thotë Prof.Dr.Zejneli : “Si mund të integrojmë modelet tuaja inovative në kurrikulat tona për të përgatitur studentët për ekonominë globale?” pyeti ai, ndërsa, një dekan i SHSU u përgjigj: “Le të fillojmë me bursa të dedikuara për studentë nga rajoni juaj, duke krijuar ura kulturore që zgjasin përgjithmonë.” 

Këto diskutime premtuan marrëveshje afatgjata, duke forcuar lidhjet arsimore mes kontinenteve dhe duke hapur dyer për mijëra të rinj shqiptarë thonë burime nga takimet.

Ismet Smajli thotë se dua  të shpreh mirënjohjen time të thellë për Ekselencën Ilir Dugolli, Ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, për vizitën e tij mbështetëse. 

Si një figurë kyçe në diplomacinë kosovare, ai theksoi rëndësinë e këtyre partneriteteve: “Këto lidhje nuk janë thjesht akademike; ato janë investime në të ardhmen e përbashkët.” 

Ndërsa këto bashkëpunime vazhdojnë të zhvillohen, u urojmë delegacionit suksese të mëtejshme në përpjekjet e tyre për të avancuar arsimin në rajon.

Njëhereshit zoti Smajli shkruan se. një mirënjohje e përzemërt shkon edhe për Qytetin e Conroe-s, Qarkun Montgomery, Dhomën e Tregtisë së Conroe-s dhe zyrtarët lokalë, shtetërorë e federalë, për nderimin e jashtëzakonshëm. 

Ata organizuan një darkë mrekulluese për delegacionin, thotë ai kulmi i së cilës ishte ndezja e dritave në bredhin e Krishtlindjes në qendër të qytetit. Në prani të qytetarëve entuziastë, këtë nder e bëri Burim Joe Haliti, Qytetari i Nderit për Vitin 2025. 

Ismet Smajli si pronar i Joe’s Italian dhe mbështetës i palodhshëm i komunitetit, veçanërisht i first responders, Joe Haliti tha: “Ky moment magjik simbolizon dritën e bashkimit, urime për partneritetet tuaja!” 

Në një atmosferë festive me muzikë dhe Santa, kjo ceremoni nuk ishte vetëm fillimi i sezonit të Krishtlindjes, por edhe një kujtesë e bukur se si mikpritja amerikane bashkon kultura të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat