Nga Amerika në Siçili, mafia shqiptare po krijon familjen e vet!

Amerika

Nga Amerika në Siçili, mafia shqiptare po krijon familjen e vet!

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 16:37
Foto arkiv

Gazetari investigativ italian, Giuseppe Bascietto, ka deklaruar se mafia shqiptare është kthyer në një realitet të strukturuar dhe ekspansionist në juglindje të Italisë, sidomos në Siçilinë juglindore.

Sipas tij, në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, skema kriminale në këtë rajon ka ndryshuar rrënjësisht, dhe kjo nuk është as një fenomen folklorik dhe as thjesht një ndërrim brezash, por një rialinjëzim i thellë i ekuilibrave të mafies.

“Mafia shqiptare nuk po pushton Siçilinë, ajo po bën diçka më inteligjente: po e integron vetën në strukturat ekzistuese, duke shfrytëzuar boshllëqet, pauzat dhe përçarjet brenda Cosa Nostra-s”, tha Bascietto në emisionin “UnoMattina” në RAI.

Në zonën Vittoria–Gela–Comiso, marrëdhëniet nuk janë më si dikur, kur shqiptarët shiheshin si “manovalanza”, fuqi punëtore e përdorur nga strukturat vendëse. Sot kemi një bashkëpunim të qartë funksional: Cosa Nostra ofron kontaktet lokale dhe kontrollin mbi territorin, ndërsa grupet shqiptare kontrollojnë tregun, duke sjellë drogën, logjistikën dhe ekzekutimin.

Por Bascietto thekson se në zona ku Cosa Nostra është e dobët ose e përçarë, si në qytetin Vittoria, shqiptarët nuk kërkojnë aleanca – ata thjesht marrin kontrollin. Dhe sipas tij, “Vittoria sot flet shqip sa i përket mafies – sepse pothuajse i gjithë tregu i drogës është në duart e shqiptarëve.”

Ndërkohë në Palermo, aty ku Cosa Nostra mbetet e fortë, strukturat shqiptare nuk kanë arritur të depërtojnë ndjeshëm.

Në diskutim u përmend edhe përpjekja e grupeve shqiptare për të hyrë nSipas tij, shqiptarët u përpoqën të bëhen “familja e gjashtë”, por u përjashtuan nga aleanca të çuditshme që përfshinin edhe kalabrezët, të cilët në atë kohë ishin furnizues të “punëtorëve” për pesë familjet historike të mafies në SHBA.

“E provuan vërtet, donin të bëheshin familja e gjashtë e New York-ut, por u ndaluan. U ndaluan nga një përzierje aleancash të çuditshme që u formuan në Shtetet e Bashkuara. Sepse për të penguar hyrjen e tyre si familja e gjashtë, pjesërisht ishin edhe kalabrezët, të cilët në atë kohë furnizonin me "punëtorë" pesë familjet e New York-ut që kishin pësuar goditje të rënda nga hetimet gjyqësore në SHBA. Dhe ky mesazh na tregon edhe një gjë të dytë. Na tregon që nuk duhet nënvlerësuar Cosa Nostra. Sepse ata thonë: Cosa Nostra, sido që të jetë, është ende e pranishme në territor. Sot nuk ka më një kupolë, nuk ka një organizatë të bashkuar siç kishte në kohën e Riina-s, Matteo Messina Denaro-s apo Provenzano-s, por ekziston. Ende ka familje të Cosa Nostra-s që nuk duan që në atë territor, veçanërisht në juglindje të Siçilisë, të tërhiqet vëmendja e forcave të rendit”, tha ai.

Deklaratat e Bascietto-s pasqyrojnë një transformim të heshtur, por të rrezikshëm, ku mafia shqiptare nuk përpiqet të imitojë Cosa Nostra-n, por ta zëvendësojë aty ku kjo e fundit është dobësuar. Kjo rritje “e padukshme” e saj, përmes integrimit dhe kontrollit të tregjeve të drogës, përbën një fenomen të ri kriminal që autoritetet italiane po e ndjekin me shqetësim të shtuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat