Një pasagjer i padisiplinuar i Delta Airlines, i cili u përpoq të hapte një derë daljeje emergjente, u përlesh me një asistente fluturimi në ajër dhe detyroi një ulje emergjente, u dënua me 18 muaj burg. Personi për të cilin shkruajnë mediat amerikane, është pikërisht shqiptari Mario Nikprelaj.
24 vjeçari u dënua të martën pasi u deklarua fajtor për një akuzë për ndërhyrje në punën e anëtarëve të ekuipazhit dhe shoqëruesve të fluturimit gjatë një fluturimi SkyWest nga Nebraska në Detroit korrikun e kaluar, njoftoi Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin Verior të Ajovës.
Nikprelaj, një vendas i Shelby Toënship, Michigan, duhet gjithashtu të vuajë për një afat dy-vjeçar lirimi të mbikëqyrur pas përfundimit të dënimit me burg.
Prokurorët amerikanë thanë se i riu shqiptar filloi të shkaktonte probleme në bordin e fluturimit 3612 të Delta Connection, të operuar nga SkyËest Airlines, përpara ngritjes nga aeroporti Eppley në Omaha.
Mario Nikprelaj akuzohet se bëri “deklarata shqetësuese dhe të pahijshme” ndaj personave të tjerë qe ishin në avion dhe anëtarëve të ekuipazhit. Ai gjithashtu refuzoi të vendoste rripin e sigurimit derisa një asistente fluturimi e bindi.
Problemet vazhduan gjatë ngritjes, pasi 24-vjeçari “e hoqi vazhdimisht rripin e sigurimit” pavarësisht se iu tha ta vendoste përsëri dhe “u ngrit në këmbë vazhdimisht ndërsa avioni po ngjitej”, thanë prokurorët.
Shqiptari është shpallur fajtor sepse “e rrëzoi” një asistente fluturimi 80-vjeçare, e cila i tha të lidhte rripat dhe më pas “e shpoi asistenten në gjoks”. Më pas ai kërcënoi se do të vriste atë kur ekuipazhi i tha se do ta denonconin tek forcat e ligjit, sipas prokurorëve.
Mario Nikprelaj dukej sikur po flinte përpara se të shpërthente përsëri kaosi, përshkruajnë mediat amerikane, kur pasagjerët shtypën butonat e thirrjes së urgjencës pasi e panë shqiptarin të ngatërronte derën e daljes së emergjencës.
Gjatë episodit të tmerrshëm në ajër, asistentja e moshuar ndërhyri dhe avioni u devijua për një ulje emergjente në Cedar Rapids, Iowa. “Ndërsa avioni po ulej, Nikprelaj u ngrit përsëri, hoqi këmishën dhe filloi të ecte lart e poshtë korridorit”, thanë prokurorët.
Anëtarët e ekuipazhit të fluturimit u kërkuan pasagjerëve të ndihmonin në ndalimin e Nikprelajt, i cili reagoi me forcë ndaj tre pasagjerëve dhe u përpoq t'i godiste me grusht. 24 vjeçari u mor në paraburgim dhe autoritetet gjetën një shishe me 41 pilula të dyshuar si Xanax që nuk ishte në emrin e tij, thanë prokurorët.
Mario Nikprelaj u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të ilaçeve me recetë, shkelje të pullës tatimore dhe ngacmim të shkallës së parë, sipas Departamentit të Policisë së Cedar Rapids. E kaluara e gjatë kriminale e shqiptarit përfshin dënime për sulm ndaj një oficeri policie, dhunë në familje dhe vepra penale që lidhen me drogën.