Shteti i Michigan-it ka dhënë një vlerësim zyrtar për Berat Gegaj, duke e nderuar për guximin dhe shërbimin e tij si ndërmjetës paqe në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të botës.
Përfaqësues i shtetit, Jason Woolford vlerësoi punën e Gegajt si një ndërmjetës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020, ku ai ofroi ura komunikumi, pajtim dhe shpresë për liderët që kërkonin të mbyllnin dekada konflikti.
Gjithashtu, gjatë evakuimit nga Afganistani në vitin 2021, Gegaj ndihmoi në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 Shtetasëve Amerikanë, duke punuar pa pushim për jetët dhe vlerat Amerikane.
“Ngrihem sot për të vlerësuar Beratin për trimërinë dhe guximin e tij si paqebërës me bazë në besim në Michigan, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Sot, Berati është me mua në sallë, ndërsa në Galerinë Jugore na janë bashkuar bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Veçanërisht, Berati shërbeu si paqebërës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020, ku ai ofroi lutje, pajtim dhe shpresë për udhëheqësit që kërkonin t’i jepnin fund dekadave të konfliktit, në bashkëpunim me të dy administratat. Në vitin 2021, gjatë evakuimit nga Afganistani, ai ndihmoi në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 qytetarëve amerikanë dhe personave të cenueshëm, duke punuar pa pushim në shërbim të jetëve amerikane dhe vlerave amerikane. Shërbesa e tij ndërton ura mes njerëzve nga të gjitha prejardhjet dhe forcon strukturën e shtetit tonë përmes shërbimit, përulësisë dhe dashurisë për të afërmin. Berat, puna juaj mishëron vërtet parimet e paqes, lirisë dhe shërbimit”, tha Woolford, transmeton KosovaPress.
Fjala e tij u mbështet në një përkushtim ndaj ndërtimit të urave mes komuniteteve dhe forcimit të bashkimit nëpërmjet dashurisë, përulësisë dhe shërbimit.
Ky nderim, i ofruar nga legjislatura e Michigan-it, dhoma e Përfaqësuesve thekson punën e jashtëzakonshme të Berat Gegajt në paqe, shërbim dhe udhëheqje globale, si dhe ndikimin e tij të qëndrueshëm në jetë të pafund njerëzish.
Ai mori titullin “Tribut i veqantë” dhe gjithshtu flamurin Amerikan qe ishte ne shtizë ne Capital House më 1 Janar të 2026.