New York, 5 prill 2026 – Pavarësisht shiut të dendur që ranë sot në mësdrekë, mijëra newyorkezë dhe vizitorë u mblodhën në Fifth Avenue për të festuar traditën vjetore të Paradës së Pashkëve dhe Festivalit të Kapeleve të Pashkëve.
Eventi, që u zhvillua pikërisht përballë Katedrales së Shën Patrikut, e cila shërbeu si qendër e festimeve, tregoi edhe një herë natyrën e çuditshme dhe të mrekullueshme të banorëve të Nju Jork-ut dhe shteteve për reth.
Që në orën 10 të mëngjesit, pjesa e Fifth Avenue nga Rruga 49 deri në Rrugën 57 u mbyll për trafik dhe u transformua në një skenë të larmishme të kreativitetit.
Pjesëmarrësit kishin veshur kostumet hijeshuar me ngjyrat dhe simbolet e Pashkve dhe kapelet të elaboruara: nga kapele realiste prej papier-mâché të artistit James Haggerty dhe vajzës së tij Zoe, te kostumet si “K-Peep Demond Hunters”, torta me karrota me balona, lepurushtat dhe shportat me vezët e ngjyrosura të fëmijve, apo dhe disa nga simbolet tipike të New Yorkut si NY Taxi dhe që mbanin Leslie Wolke dhe Ziv Yoles.
“Është e bukur të kesh pak gëzim dhe të jesh kreativ. Donim të shihnim se si të tjerët kishin menduar”, tha Anna Aksman nga Flatiron District, e cila bashkë me djalin e saj Ari ishte hera e parë që merrte pjesë.
Edhe pse shiu nisi mesdrekë (dy orë pasi nisi parada) organizatorët do ta mbyllnin paradën në orën që ishte planifikuar, pasi shumica e pjesëmarrësve nuk u tërhoqën.
Tradita e Paradës së Pashkëve në New York City daton që nga vitet 1870 dhe arriti kulmin e saj në vitet 1930-1940. Kompozitori i famshëm Irving Berlin madje shkroi këngën “Easter Parade”, e cila u bë pjesë e filmit klasik të vitit 1948 me Judy Garland dhe Fred Astaire.
Sot, për shumëkënd, parada nuk ishte vetëm një shfaqje me kapele të bukura, por edhe një moment reflektimi. “Na duhet të ringjallim mirësinë dhe Pashkët janë dita e përsosur për ta festuar këtë”, tha Jamie Leo nga Upper West Side.
Nga shkallët e Katedrales së Shën Patrikut, sheshi përball, Fifth Avenue dukej si një lumë ngjyrash dhe buzëqeshjesh. Pavarësisht motit të keq, në gjysmën e saj, New Yorku tregoi sërish se di si ta festojë ringjalljen e Jezusit – por edhe ringjalljen e gëzimit, kreativitetit dhe mirësisë njerëzore.
Parada filloi rreth orës 10:00 në mëngjes dhe zgjati deri në orën 16:00. Ndërsa, u zhvillua në të 5 Avenue midis Rrugëve 47 dhe 57 street zona përreth Katedrales së Shën Patrikut.