Shoqata “Peja - New York” pret Glauk Konjufcën dhe delegacionin nga Kosova

Amerika

Shoqata “Peja - New York” pret Glauk Konjufcën dhe delegacionin nga Kosova

Më: 12 prill 2026 Në ora: 09:02
Foto nga takimi

Shoqata “Peja – New York” ka mirëpritur në ambientet e saj një delegacion të lartë nga Kosova, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Së bashku me të ishin edhe Ambasadori Blerim Reka dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët u pritën nga Kryetari i Shoqatës, Rejmond Zeka, si dhe Kryesia e Shoqatës “Peja – New York”.

Sipas njoftimit të Shoqatës, kjo vizitë përbën një moment të veçantë për komunitetin shqiptar në SHBA, duke shërbyer si urë lidhëse mes diasporës dhe institucioneve të Kosova.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes reciproke në funksion të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave kombëtare.

Përfaqësuesit e Shoqatës shprehën mirënjohje për vizitën, vëmendjen dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës ndaj diasporës, duke theksuar moton e tyre: “Së bashku për Kosovën dhe kombin.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat