Trump e bëri IQ testin “që njerëzit të mos më quajnë budalla”

Analiza

Trump e bëri IQ testin “që njerëzit të mos më quajnë budalla”

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 maj 2022 Në ora: 13:03
Sherif Ramabaja

Me sa duket Donald Trump e ka bërë IQ testin. Sipas tij, kushdo që dëshiron të jetë president i SHBA-së duhet ta bëjë këtë.

Donald Trump: shpresoj "Ti nuk më quan budalla"

“ E kam bërë IQ testin dhe e dini çfarë tash është e mrekullueshme. Tani njerëzit më quajnë diktator e të tjera, por nuk më thonë më budalla. Sepse bëra mirë që e bëra testin, prandaj shpresoj që edhe ju tash të ndjeheni mirë. Mendoj se testimi me një testi të tillë, është një ide shumë e mirë.

 Nëse doni dhe kërkoni të bëheni president, duhet ta njohim sistemin kinez. Fillon shumë herët në rini dhe gjason si një piramidë e madhe, pra vetëm më të zgjuarit arrijnë në majë.

 Është një sistem i shkëlqyer në disa mënyra. Nuk rekomandoj asgjë, por duhet të merreni me këta njerëz (kinezët), sepse ata janë më të mirët në botë, më të mirët në lojë.”

Trump tha gjithashtu në intervistë se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë, me të si president. “Unë pashë se çfarë ndodhi me Evropën. Unë pashë vendimet që u morën. Ky vend po shkon në ferr.”

Me rëndësi do të ishte që shembullin e ish presidentit Trump ta ndiçnin edhe shumica e politikanëve shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të, cilët presin me padurim kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Me kthimin e tij në pushtet presin edhe shumë politikan shqiptar rehabilitimin, marrjen e pushtetit dhe „angazhimin e tyre për zgjidhjen e çështjes shqiptare“.

 Para se të rehabilitoheshin dhe ta fillonin luftën për pushtet, do të ishte mirë që të bëhej oblikative ta bënin IQ testin, në mënyrë që të vërtetohej, se a kanë të drejtë qytetarët t´i quajnë budallenjë.

IQ testi do të ishte mirë që të bëhej oblikativ sidomos edhe për deputetët e kuvendeve tona, për të parë se çfarë persona kemi votuar për t´i përfaqësuar interesat e popullit.

Analfabetët duhet t´i lëmë në shtëpi që shoqëria të merret me hallet e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat