Ushtarët e saj do të përballen me një të ardhme shumë të pasigurt, sepse ata do të jenë shumë të pakënaqur, paralajmëron një profesor gjerman!
Profesori Carlo Masala përshkruan në librin e tij, se një fitore ruse mbi Ukrainën, mund ta çojë Rusinë drejtë një sfide të Artikullit Pesë të NATO-s me sulme, për shembull, ndaj Estonisë ose Svalbardit.
C. Masala gjithashtu mendon se ushtria e Ukrainës mund të ndahet nëse Ukraina bie, prandaj kjo mund të ishte një lajm i frikshëm për Evropën.
Carlo Masala është profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin Bundeswehr në Mynih dhe së fundmi botoi librin “Nëse Rusia fiton – Një skenar”.
Libri përshkruan pasojat e një fitoreje ruse në Ukrainë:
Po sikur të ishte kjo vetëm fillimi për ushtrinë ruse?
Ashtu sikurse ekspertët norvegjezë, ai ka frikë se Rusia mund të vendosë të ecë përpara kah Evropa, jo domosdoshmërisht me një pushtim të madh, por përmes një operacioni të vogël ushtarak për të të testua NATO-n. Ata mund të vendosin të marrin një pjesë të Estonisë, ose Svalbard.
Atëhere, çfarë e shkakton në të vërtetë Artikullin Pesë të NATO-s?
– Dëgjoni: Libri është një skenar – jo një parashikim. Nuk po them se kjo do të ndodhë, por ekziston mundësia që të ndodhë. Dhe skenari është shkruar në mënyrë që të mund të ndërmarrim veprime, në mënyrë që ta parandalojmë që të ndodhë.
Gjatë podkastit, politologu gjerman diskuton për mënyrat e ndryshme, se si Rusia mund ta dobësojë NATO-n, ku Rusia mund të nisë "operacionin special të radhës ", si dhe gatishmërinë e madhe të ukrainasve për të sakrifikuar, jo vetëm për vendin e tyre, por për sigurinë e të gjithë Evropës….)
Nëse vijmë në këtë skenarin më të keq, ku Rusia fiton dhe Ukraina pushon së ekzistuari siç e njohim sot, çfarë i ndodh ushtrisë ukrainase?
Historia na ka dhënë shumë shembuj të këtij problemi. Ndoshta më i famshmi është problemi i Francës gjatë pushtimit nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Jugu i Francës u transformua në të ashtuquajturin regjim të Vishisë, i cili, me ushtrinë dhe policinë e vet speciale, kishte bashkëpunim të ngushtë me nazistët në Gjermani. Ushtria franceze e Vishisë mbrojti pjesët jugore të Francës, si dhe territoret dhe kolonitë jashtë shtetit të vendit, kundër pushtimit nga Britania e Madhe dhe pjesa tjetër e vendeve aleate. Qeveria e Vishisë kishte në shpinë Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit.
Në anën tjetër, mijëra ushtarë francezë që u evakuuan nga qyteti port i Dunkirkut në Britani në vitin 1940 zgjodhën të bashkoheshin me Forcat e Lira Franceze, nën udhëheqjen e Charles de Gaulle.
Forcat e De Gaulle luftuan në anën e Aleatëve për të rimarrë kolonitë dhe territoret franceze në të gjithë globin. Kjo çoi në atë që forcat franceze, të marrin anë anë të kundërta gjatë luftës, duke luftuar me njëra-tjetrën në Siri, Liban, Dakar dhe Madagaskar.
Pra, të kthehemi te pyetja: Çfarë ndodh me ushtrinë ukrainase nëse vendi shembet si pasojë e pushtimit brutal rus? A bëhen ata pjesë e ushtrisë ruse, apo ikin?
– Varet se çfarë do të ndodhë me atë që ka mbetur nga Ukraina, thotë politologu Masala në Ukrainapodden, dhe vazhdon:
– Mendoj se në çdo rast, një pjesë e ushtrisë do të vazhdojë të luftojë si partizanë në territoret e pushtuara, pas vijës së frontit.
Kjo u pa edhe në Francë, ku lëvizja e rezistencës ishte e gjerë gjatë pushtimit nazist.
Pastaj Masala merr frymë thellë dhe kalon në atë që ai e quan, me theksin e tij gjerman, "skenari më i keq":
"Kundër Evropës, do të mbeten përfundimisht dy forca ushtarake, ajo ruse dhe ukrainase. Nëse pjesa tjetër e Ukrainës bëhet një shtet satelit i Rusisë, atëherë sigurisht që do të keni një ushtri tjetër, dhe pastaj ushtria ukrainase do të jetë shumë e pakënaqur me mënyrën se si i mbështetëm", thotë Masala.
-Edhe pse Evropa dhe NATO e kanë mbështetur Ukrainën me shumë armë dhe miliarda euro, Rusia ende po përparon ngadalë në fushën e betejës. Vendet e NATO-s kanë vendosur kufizime në përdorimin e armëve të ndryshme perëndimore nga Ukraina, për të shmangur provokimin e Rusisë, diçka që Masala thotë se është unike në kontekstin e luftës moderne.
- Ne ia kemi lidhur njërin krah Ukrainës pas shpine dhe i kemi thënë: Bëni çfarë të doni në Ukrainë, por mos guxoni të synoni asgjë në Rusi. Nëse ne në Perëndim do të ishim në luftë, sigurisht që nuk do ta bënim këtë. Do të kishim shkuar menjëherë pas objektivave në Rusi, për të ndaluar të gjithë makinën e luftës, por ne po u themi ukrainasve se nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë.!
Ka pasur shumë cinizëm këtu në këto katër vitet e fundit, në mënyrën se si i kemi trajtuar forcat ukrainase!
Edhe pse është kështu si është, Ukraina nuk do të bjerë sot dhe as nesër. Sondazhet e fundit tregojnë se 54 përqind e ukrainasve, si burra ashtu edhe gra, janë të gatshëm të luftojnë Rusinë me armë në dorë. Shpirti luftarak është mbresëlënës, edhe pas pothuajse katër vitesh lufte të përgjakshme, thotë Masala.
Por, shpirtin luftarak të ukrainasve, mund ta gjeni në vend në forma të habitshme!
– Takova disa anarkistë ukrainas në fillim të vitit 2023. Ideologjia e tyre ishte të urrejnë qeverinë! Por ata më thanë se luftojnë për vendin e tyre edhe pse mund ta urrenin qeverinë e vetë, pa asnjë pasojë. Nëse rusët e marrin pushtetin atëherë këta do të përballen me pasoja!