Vdes zonja e parë e gazetarisë sportive 

Atletika

Vdes zonja e parë e gazetarisë sportive 

Nga: K.Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:35
Vdes zonja e parë e gazetarisë sportive 

Milka Baboviç ndërron jetë në moshën 93 – vjeçare, shkruan media kroate “24 sata”. 

“Zonja e parë e gazetarisë sportive kroate, Milka Baboviç,  lindi në Shkup, ndërsa ka kryer shkollën në Sarajevë dhe përfundoi studimet në Zagreb.

Ajo punoi si reportere dhe komentatore në Lojërat Olimpike në Romë në vitin 1960 dhe në Munih në 1972, në

Lojërat Olimpike Dimërore në Innsbruck (1964 dhe 1976), Grenoble (1968) dhe në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në 1984. 

Ajo ishte sportiste dhe një adhuruese e madhe e patinazhit”, ka shkruar media kroate. Mediat tjetër kroate “Veçernj list’, shkruan mes të tjera: “Milka lindi më 27 tetor 1928 në Shkup. Ajo jetoi në Zagreb që nga viti 1948. Ajo studioi në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb. Ajo u diplomua në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Zagreb (1963) dhe u diplomua në edukimin fizik. Ajo fliste anglisht dhe gjermanisht po ashtu edhe frëngjisht e rusisht.

Si anëtare e Mlladostit, ajo ishte atlete, dy herë kampione e studentëve në botë në 80 metra me pengesa. Në Kampionatin Evropian 1954 në Bernë, ajo ishte e pesta në 80 metra me pengesa”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat