Demalia nuk e harron Jonuzin: Pusho i qetë miku im! 

Atletika

Demalia nuk e harron Jonuzin: Pusho i qetë miku im! 

Nga: K.G. Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:18
Demalia nuk e harron Jonuzin: Pusho i qetë miku im! 

Ish atleti Adnan Demalia kujton vitet e 80-të dhe shkëlqimin e atletit të asaj kohe në petkun e Kosovës, Jonuz Jonuzi, që para 11 viteve ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ai ka postuar edhe dy foto, një me Jonuzin e ndjerë dhe ndihet tejet i mërzitur që në moshë të re iku në amshim. 

“Atletin, shokun e pandashëm në çdo garë, shumë herët na lë por ke lënë kujtime dhe të pashlyeshme në mendjen time, i qetë por në gara luan ku edhe rezultatet e tij tregojnë.

Image

Familja e Jonuz Jonuzit të jenë krenar po ashtu edhe qyteti Kumanovës posaçërisht lagja prej nga vjen. Pusho i qetë miku im”, ka shkruar mes të tjera Demalia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat