Rekord botëror në 3-hapësh

Atletika

Rekord botëror në 3-hapësh

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Rekord botëror në 3-hapësh

Rekord botëror në 3-hapësh, kalohet kufiri i 18 metrave!

Atleti 27-vjeçar Fabrice Zango Hugues, që mbron ngjyrat e Burkina Faso, ka vendosur rekord të ri botëror në 3-hapsh në sallat e mbyllura. Ai ka kërcyer 18.07 metra, duke thyer rekordin e trajnerit të tij, Teddy Tamgho.

Ky i fundit, në mars 2011, pat kërcyer në Paris 17.92 metra, rekord që tashmë është lënë pas. Kjo është hera e parë në historinë e atletikës që në sallat e mbyllura, në disiplinën e 3-hapëshit, kërcehet mbi 18 metra.

Hugues bëhet gjithashtu atleti i parë afrikan që mban rekordin botëror të një garë të kërcimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat