Kosova në Kampionatin Ballkanik

Atletika

Kosova në Kampionatin Ballkanik

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:36
Kosova në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës do të marr pjesë në Kampionatin Ballkanik. Atletet dhe atletët synojnë rezultate sa më të mira në “Balkan U20 Indoor Championships” në Sofje të Bullgarisë.

“Ekipi i të rinjve të Kosovës drejt Sofjes. Sot më (12 shkurt), herët në mëngjes, kombëtarja e Kosovës e përbërë nga 8 atletë 3 Femra dhe 5  meshkuj, kanë udhëtuar  për në kryeqytetin e Bullgarisë -  Sofje për ta përfaqësuar Kosovën në edicionin e pestë të Kampionatit Ballkanik për Juniorë (U20).

Atletët tanë që do të paraqiten në Kampionatin Ballkanik janë si më poshtë: Muhamet Ramadani në hedhjen e Gjyles: Alaudin Suma në hedhjen e Gjyles, Leon Thaqi në disiplinën 800m, Armel Qovanaj në disiplinën 60m, Florian Berisha në disiplinën 1500m, Duarza Ivanaj në disiplinën 60m, Sara Susuri në disiplinën 60m, Odeta Belegu në disiplinën 3000 metra.

Me atletët është selektori Bajram Duja  dhe trajneri Shaban Ramadani.

Kryetari Halil Sylejmani para nisjes ju dëshiroj sukses garuesve tanë dhe i uron  ta përfaqësojnë  Kosovën sa më mirë gjatë këtij evenimenti”, njofton Federata Atletike e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat