Izmir Smajlaj merr medalje ari në mes të Beogradit!

Atletika

Izmir Smajlaj merr medalje ari në mes të Beogradit!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:07
Foto

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran fitoi medaljen e tretë të artë në për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që u zhvillua sot në Beograd të Serbisë.

Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 në kërcim së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë event erdhi edhe nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente argjendin, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave, por ishte i pafat në finish teksa i shpëtoi medalja e artë për një diferencë minimale.

Kujtojmë se, shkodrani u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kompeticion ku morën sportistë nga 21 shtete. Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Stamboll të dëgjohej sërish himni shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat