Befason atleti më i mirë në botë

Atletika

Befason atleti më i mirë në botë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:57
Befason atleti më i mirë në botë

Usain Bolt ka zgjedhur mes Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messit, për debatin e më të mirit në histori të futbollit.

Njeriu më i shpejtë në Botë doli në krah të yllit të Juventusit, pavarësisht se ishte tifoz i kombëtares së Messit, Argjentinës.

Për më shumë se një dekadë, tifozët, lojtarët dhe ekspertët kanë diskutuar nëse Messi apo Ronaldo është më i madhi i të gjitha kohërave.

Bolt, 34 vjeçar, tha për Gazetta dello Sport: “Është e vështirë për mua të zgjedh sepse mbështes Argjentinën, por unë jam një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos.

“Unë e admiroj Ronaldon që kur ai luajti për Manchester United dhe unë mbështes Djajtë e Kuq.

“Unë mendoj se ai ka diçka më shumë se Messi sepse ai e ka provuar veten në shumë liga.

“Kjo është arsyeja pse unë zgjedh Ronaldon”.

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike, provoi që të realizoj ëndrrën e ti në futboll pasi u tërhoq nga atletika.

Bolt u stërvit me Borussia Dortmund, pasi njoftoi synimin e tij për të provuar futbollin profesionst, por skuadra gjermane pranoi se ai kishte shumë punë për të bërë.

Mbajtësi i rekordit botëror 100 dhe 200 metra kishte një marrëveshje afatshkurtër me klubin Australian, Australian Central Coast Mariners.

Por ai dështoi në periudhën e provës dhe hoqi dorë nga ëndrra e tij për të luajtur për Manchester United në 2019, duke mbyllur kapitullin në ‘jetën e tij sportive’ për t’u përqëndruar në sipërmarrjet e tij të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat