Ramadani me rekord të ri! 

Atletika

Ramadani me rekord të ri! 

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:28
Ramadani me rekord të ri! 

Në mitingun ndërkombëtarë që u mbajt në Tivar atletët e Kosovës bën një paraqitje të mirë, ku atleti më i mirë Muhamet Ramadani vuri rekord të ri të Kosovës në disiplinën e hedhjes së gjyles me rezultat 18.64 dhe u plasua i dyti; Astrit Kryeziu në disiplinën 800m doli i dyti me rezultat 1:51.62;

Musa Hajdari në disiplinën 800m doli i treti më rezultat 1:52.58; Lirije Peci në disiplinën 800m doli e treta më rezultat 2:15.94; Erudit Rysha doli i treti në disiplinën kërcim gjatësi me rezultat 6,75; Albina Deliu   në disiplinën 800m doli e katërta me rezultate  2:17,72.

Floret Shabani në disiplinën 1500m doli i pest me rezultat 4:17,75; Leon Thaqi në disiplinën 800m doli i pesti me rezultate  1:55.34; Alaudin Suma në disiplinën e hedhjes së gjyles doli i shtati me rezultat 15.24; Leart Osmanaj në disiplinën 100m doli i teti më rezultat 11.51; Olti Bytyqi në disiplinën 800m doli i nënti me rezultat 2:03,48; Armel Qovanaj në disiplinën 100m doli i dymbëdhjeti më rezultat 11.76.

Emine Jenuzi  për mosha U16 në disiplinën 300m doli e pesta me rezultate  44.79.

Në këtë miting morën pjesë atletët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Serbia, dhe Nikoqiri Mali i Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat