Skandal, atletja përjashtohet, ja arsyeja

Atletika

Skandal, atletja përjashtohet, ja arsyeja

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:38
Skandal, atletja përjashtohet, ja arsyeja

Atletja amerikane Sha'Carri Richardson është shkualifikuar në Lojërat Olimpike pasi në testet e zhvilluara nga Agjensia Antidoping rezultoi se kishte përdorur substanca të palejuara të tipit Marijuana.

21 vjeçarja shikohej si atlete me perspektivë dhe një ndër favoritet kryesore për të fituar medalje të artë në garën e 100 metrave, por skandali i zbuluar do ta ndalojë të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm atletik.

Vetë atletja u justifikua me faktin se kishte përdorur marijuanë për të kaluar dhimbjet e ndarjes nga jeta të mamasë së saj biologjike.

“Unë dua të marr përgjegjësinë për veprimet e mia, unë e di se çfarë kam bërë. Gjithçka që bëj vjen natyrshëm. Nuk kam përdorur kurrë steroide, por marijuanë. Mos më gjykoni, jam njeri!”, tha Sha'Carri Richardson

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat