Muhamet Ramadani kampioni i Evropës, flet trajneri i tij

Atletika

Muhamet Ramadani kampioni i Evropës, flet trajneri i tij

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:06
Muhamet dhe Shaban Ramadani, babë e bir

Atleti i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, është kampion i ri i Evropës U-20.

Ramadani është sportist me potencial të madh që e ka Republika e Kosovës dhe sot e dëshmoi, duke shkaktuar senzacion në Talin të Estonisë.

Atleti ynë fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles 6 kilogramë. Rezultati më i mirë i tij në finale ishte 19.92 metra.

Trajneri i Muhametit, Shaban Ramadani, tha se është bërë punë e madhe dhe kjo edhe dha fryt drejt këtij suksesi.

Ndryshe Muhameti është djali i trajnerit apo babë e bir në Evropian.  

“Qe 10 muaj jemi përgatit për këtë kampionat si dhe për botërorin, i cili mbahet në muajin gusht. 

Çka të them tjetër, duke qenë prind dhe trajner autodidakt”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa ishte vështirë rruga drejt këtij suksesit të madh me Muhametin? 

“Vështirësitë janë tri herë më të mëdha, por puna dhe përkushtimi i Metit na e lehtëson suksesin”, thotë Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat