Drita Islami sërish shpallet atletja më e mirë

Atletika

Drita Islami sërish shpallet atletja më e mirë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Drita Islami sërish shpallet atletja më e mirë

Federata e Atletikës e Maqedonisë sot ka shpallur atletët më të mirë dhe më të suksesshëm për vitin 2021 në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave. ceremonia është zhvilluar në hotel Istatov në Dojran, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Sportistja më e mirë është shpallur Drita Islami nga KA Rabotniçki, e cila edhe këtë vit ka arritur të vazhdojë me serinë e paraqitjeve të suksesshme.

Ajo në kampionatin ekipor europian në disiplinën 400 metra me pengesa për herë të dytë arriti të thyej rekordin për senior në këtë disiplinë duke u plasuar në vendin e parë.

“Falënderoj Federatën për këtë mirënjohje e cila është një rezultat i punës dhe këmbëngulësisë së madhe. Premtoj se edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë me serinë e sezonve të suksesshme”, tha Islami.

Atlet më i mirë u shpall Dario Ivanovski nga KA Delta, kampon ballkanik në disiplinën 3000 metra në sallë dhe fitues i pesë medaljeve në skenën ndërkombëtare këtë vit, në të cilën ka thyer 10 rekorde nacionale.

Për atletë më të suksesshëm prej të rinjve janë shpallur Mihaela Lazarovska nga KA Centar dhe Adrijan Ismaili nga KA Kamjani.
Në konkurrencën e pioniereve më të suksesshëm u shpallën: Snezhana Tinevska nga KA Rabotnicki nga Shkupi, Jumna Fetahu dhe Brajan Avija nga KA 7 maji dhe Marko Atanasovski nga KA Rabotniçki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat