Tirron Mamusha: I kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër

Atletika

Tirron Mamusha: I kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:14
Tirron Mamusha: I kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, ndihet krenar për rezultatin që ka shënuar në Gjysmë Maratonën e Zurich-ut në Zvicër.

Mamusha tha se konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e fortë, por sipas tij, e ka prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjysma Maratona e Zurich-ut, ishte edhe një përvojë e mirë për Mamushën, i cilin mëton të sfidojë veten edhe në shtete të ndryshme evropiane. 

Image

Rezultatet

“Ka qenë garë shumë e madhe dhe konkurrencë shumë e fortë, ku në mesin e garuesve ka pas garues nga Kampionati i Zvicrës, Francës e Anglisë”, thotë Mamusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A jeni i kënaqur me vendin e pestë? 

Image

“Po, jam i kënaqur. Edhe besoj që i kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Flamuri i Kosovës ishte në listën e atletëve elitar të botës”, thotë Mamusha.

Guillaume Cachelin i Zvicrës zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1 orë e 5 minuta e 27 sekonda, ndërsa Mamusha renditet i pesti me 1 orë e 10 minuta e 58 qindtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat