Gresa Bakraqi befason me rezultat në Split

Atletika

Gresa Bakraqi befason me rezultat në Split

Nga: K.G. Më: 1 maj 2022 Në ora: 22:01
Gresa Bakraqi befason me rezultat në Split

Atletja e Kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraqi, anëtare e klubi Besa e Pejës, mori pjesë në turneun e atletikës që u organizua në Split të Kroacisë, duke shënuar rezultat shumë të mirë.

Sipas Federatës së Atletikës së Kosovës, ajo ka thyer rekordin e Kosovës dhe po ashtu zuri vendin e parë në disiplinën 1500 metra.  

“Rekord i Kosovës! Gresa Bakraçi në 1500 metra kaloi me kohë  4:22.03 minuta”, njofton federata.

Ajo la pas Andrijasheviqin, kjo e fundit pati kohën 4:26.96 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat