Dario, vazhdon me fitoret në Shkup

Atletika

Dario, vazhdon me fitoret në Shkup

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:57
Dario, vazhdon me fitoret në Shkup

Vazhdon donimimi i Dario Ivanovskit në garën e 10 kilometrace “HallkEko Shkupi Vrapon”, në të cilën për herë të 6 u ndal në vendin e parë, por kësaj radhe vendosi edhe një rekord të ri.

Atleti i mirënjohur nga Maqedonia, kaloi 10 km për 29 minuta e 42 sekonda, duke lënë pas Xhastin Frimanin me kohë 32 minuta e 3 sekonda.

Në vendin e tretë u ndal Atanas Ançevski me kohë 32 minuta e 36 sekonda.

Në konkurencën e femrave, vendi i parë i takoi Biljana Kiraxhievës, me kohë 37 minuta e 48 sekonda, para Miljana Ristiqit dhe Vesna Kiraxhievës.

Në edicionin e sivjetshëm të kësaj gare morrën pjesë 1.300 garues.

Ndryshe gara është organizuar nga Lidhja e Sporteve të Shkupit dhe Klubit të Atletikës “Rabotniçki”, nën ëmbrellën e Qyetit të Shkupit dhe Agjencisë për Rini dhe Sport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat