Bakraçi: Sllovenia me shërbeu për eksperiencë në gara ndërkombëtare

Atletika

Bakraçi: Sllovenia me shërbeu për eksperiencë në gara ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:57
Bakraçi: Sllovenia me shërbeu për eksperiencë në gara ndërkombëtare

Gresa Bakraçi thotë se garat në Slloveni i shërbeu si lloj testi para garave të forta sidomos Lojërave Mesdhetare, të cilat mbahen në Oran të Algjerisë, nga data 25 qershor e deri me 5 korrik.

Atletja e Besës së Pejës dhe e Kombëtares së Kosovës, tha se do garojë në dy disiplina në Lojërat Mesdhetare, në 1.500 metra dhe 3.000 metra me pengesa.   

Në Slloveni theu rekordin e Kosovës në 800 metra (2:09.63 minuta), por kjo garë i shërbeu edhe në shumë aspekte tjera.

Cilat janë synimet dhe garat ne Slloveni çka ju shërbeu?  

“Tani mund të them që fillojë sezoni i garave që unë po bëja përgatitje rreth 6 muaj jashtë vendit.

Sllovenia me shërbeu shumë për eksperiencë për gara ndërkombëtare që po i presim tani.

Dua që ta theksoj përveç që arrita t’i bëjë 2 rekorde shumë të mira, kisha fati të njoftohem me një familje e mrekullishme, i cili quhej Izer Saramati nga Slovenska Bistrica, të cilit ishin pran meje si ai dhe familja për përkrahje morale gjatë garës, dhe çdo shpenzim i garës së dytë ishte çdo gjë nga ai.

Ku dhe si familje mi hapën dyert qe sa herë të jem në Slloveni do me përkrahin vazhdimisht, të cilit i falënderoj tejmase për këtë mirësi që më dhanë gjatë këtyre ditëve. 

Familje me zemër të madhe që duan t’i ndimojnë Kosovës që unë të përformoj sa më mirë”, thotë Gresa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gresa tani fokusin e ka të garat me të forta por me mendje është të Lojërat Mesdhetare që fillojnë në javën e katërt të qershorit.

“Tani njëra ndër garat dhe fokusi radhës është edhe Lojërat Mesdhetare ku do të mundohem të përfomojë në 2 disiplina 1500 metra dhe 3000 metra me pengesa.

Pres finalen, sepse vërtet kam bërë një rezultat shumë të mirë në garën e Sllovenisë dhe sigurisht ajo nuk ishte rezultati final, përmirësimi i rezultatit besoj do të jetë në Algjeri.

Për finale do të mundohem të jem në podium”, shprehet optimiste Gresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat