Gega arrin një tjetër sukses

Atletika

Gega arrin një tjetër sukses

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 12:10
Gega arrin një tjetër sukses

Atletja shqiptare Luiza Gega ka marrë pjesë në turneun e “BoXX United Manchester World Athletics Continental Tour”, duke triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa. Në këtë garë merrnin pjesë 12 atlete, por ajo u dominua nga atletja shqiptare.

Gega dha kohën 9’20”79, duke zënë vendin e parë, e shkëputur 10 sekonda nga vendi i dytë (një atlete vendase). Atletja kuqezi për asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në pistë, duke i lënë shumë pas rivalet.

Për Gegën ky është turneu i parë ku merr pjesë këtë sezon veror pas garave të kampionatit kombëtar.

Ajo pritet të zbresë sërish në pistë pas dy ditësh në turneun që do të zhvillohet Holandë, po në këtë distancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat