Halil Sylejmani: Luftohet për medalje!

Atletika

Halil Sylejmani: Luftohet për medalje!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2022 Në ora: 18:47
Halil Sylejmani

Pak ditë na ndajnë nga Lojërat Mesdhetare, që do të mbahen nga data 25 qershor deri më 6 korrik, në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Kosova do të përfaqësohet me 40 sportistë nga 13 sporte, ndër ta edhe me mbretëreshën e sporteve përkatësisht atletikën.

Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës), Astrit Kryeziu (800 metra), Gresa Bakraçi (3000 metra) e Alaudin Suma (hedhje e diskut), do të përfaqësojnë atletikën e Kosovës. 

Image

Halil Sylejmani

Atletët po përgatiten maksimalisht për këto sfida të mëdha, për të shënuar rezultate të lakmueshme.
Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se si gjithmonë me atletë shkojnë për të arritur më të mirën për shtetin e Kosovës. 

Sylejmani me padurim pret garat e Lojërave Mesdhetare, duke besuar e shpresuar se atletët e atletja do të jenë në nivelin më të mirë të mundshëm.

Numri një i atletikës, është i kënaqur që do të përfaqësojnë Kosovën me 4 garues.  

“Është thjesht një prezantim i mirë për mendim tim, sepse ne në federatë duhet të kemi parasysh atletët të cilët vërtet munden të na përfaqësojnë në çfarëdo disipline teknike, shpejtësisë apo të mesme, dhe selektori edhe Këshilli Profesional bashkërisht e kemi aprovuar këtë listë, mendoj se do të na përfaqësojnë në mënyrë shumë të drejtë dhe të mirë. 

Image

Halil Sylejmani dhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku 

Dihet që janë atletë të mirë, mendoj që gjithherë të marrim pjesë edhe pse ndonjëherë atleti nuk është më i miri në federatë sipas pikëve të IAAF-it, sipas vendit por duhet të marrë pjesë në gara dhe të shkojë atleti që të prezantojë sa më mirë.

Unë mendoj që në kohën e fundit janë duke punuar edhe  klubet me tepër, por ende kemi atletë të rinj, të cilët premtojnë përfaqësim dhe rezultate fort të mira, ku edhe qëllimi im është ky. Gjithherë pika kryesore është prezantimi jashtë dhe sigurimi i medaljes, fitores. Edhe prezenca, pjesëmarrja, rezultatet, edhe brenda edhe jashtë luftohet për medalje. 

Kemi fituar viteve të fundit edhe bukur medalje, presim edhe më shumë”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ku do të përgatiten atletët para udhëtimit në Algjeri? 

“Para se me shkuar, në KOK (Komitet Olimpik të Kosovës), e kemi bërë të mundur dhe është normale, pasi udhëheqja mëparshme ka bërë që të shkohet jashtë, unë nuk jam adhurues dhe përkrahës që të shkohet në vende tjera, por të shkohet aty ku mundet atleti të përgatitet.

Kemi në rajon sa të duash shtigje, edhe pse ne jemi të cunguar me shtigje të atletikës, si askush në Evropë, sado kudo në rajonin tonë dhe brenda Kosovës të përgatitemi për këto sfida”, përfundon Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat