Muhamet Ramadani përgatitet për Lojërat Mesdhetare, synon shtatëshen e parë

Atletika

Muhamet Ramadani përgatitet për Lojërat Mesdhetare, synon shtatëshen e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:15
Muhamet Ramadani dhe Shaban Ramadani

Atleti i talentuar, Muhamet Ramadani, kampion evropian në hedhjen e gjyles për U-20 gjatë vitit 2021, po përgatitet për Lojërat Mesdhetare, që mbahen nga data 26 qershor në Oran të Algjerisë.

Trajneri dhe prindi i tij, Shaban Ramadani, tha se aktualisht po përgatiten në shtëpi për Lojërat Mesdhetare.

Ai pranon se do të jenë një e sfidë madhe garat në Lojërat Mesdhetare, por pret më të mirën nga Muhameti.    

“Po stërvitemi në shtëpi. 

Nuk është keq, ka punë për t’u bërë.

Në Lojëra Mesdhetare me hyrë në 7-të më të mirët është sukses.

Na duhet kohë për me arrit rezultate të mira në garat me senior”, thotë trajneri Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat