Luiza Gega, kampione e re e Ballkanit 

Atletika

Luiza Gega, kampione e re e Ballkanit 

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 21:51
Luiza Gega, kampione e re e Ballkanit 

Atletja Luiza Gega është kampione e Ballkanit në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Ajo triumfoi me kohë të kaluar 9.17.91 minuta. Një sukses i jashtëzakonshëm i atletes së kombëtares së Shqipërisë.

Gega shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Craiova të Rumanisë.

“Kampione Ballkani, rekord kampionati në garën 3000 metra me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dyte me e shpejte (ever). 

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.

Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”, ka shkruar Gega në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat