Garuesi rus me pasaportë shqiptare, befason në Algjeri

Atletika

Garuesi rus me pasaportë shqiptare, befason në Algjeri

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:29
Matvei Petrov

Në Algjeri vijojnë garat për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me 29 sportistë në 10 disiplina të ndryshme.

Pas paraqitjeve shumë të mira nga mundjes dhe boksit, Shqipëria ka shënuar rezultatet të rëndësishme edhe në gjimnastikën artistike.

Matvei Petrov, rusi i natyralizuar me pasaportë shqiptare, ka arritur që të kualifikohet për në finale e kalit me doreza.

Petrov ka bërë një garë të mirë, duke grumbulluar 13.95 pikë, ndërsa nesër padite do të zbresë në konkurrim në finale, ku do të luftojë për medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat