Duplantis, me rekord të ri të botës

Atletika

Duplantis, me rekord të ri të botës

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:40
Duplantis

Duplantis, me rekord të ri të botës!

Atleti nga Suedia, Armand Duplantis, vendosi rekord të ri të botës, në kërcimin me shkop, duke regjistruar lartësinë prej 6.16 metra.

Rekordin e ri, atleti suedez e vendosi në Mitingun e Ligës së Dijamantit në Stokholm, duke përmirësuar rekordin e vjetër për një centimetër, që poashtu ishte në pronë të Duplantisit, nga muaji mars të vitit 2020.

Kohë më parë, atleti suedez, vendosi edhe rekord të ri botëror në palestër, në kuadër të garave në Kampionatin Botërorin në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat