Burraj humb zonën e medaljeve vetëm për 10 të qindtat

Atletika

Burraj humb zonën e medaljeve vetëm për 10 të qindtat

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:01
Burraj humb zonën e medaljeve vetëm për 10 të qindtat

Burraj humb zonën e medaljeve vetëm për 10 të qindtat!

Franko Burraj e mbyll në vendin e katërt finalen e 400 metrave në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Atleti shqiptar iu afrua shumë zonës së medaljes me kohën 46.16, duke fituar terren në metrat e fundit, por nuk ia doli të renditej i treti për vetëm 10 të qindtat.

Garën e 400 metrave e fitoi portugezi Joao Agostinho Coelho me kohën 45.41, Hamza Dair i Marokut fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Abdenour Bendhjemaa i Algjerisë me një kohën vetëm 10 të qindtat më të shpejtë se Burraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat