Gega: Dua të arrij në finale!

Atletika

Gega: Dua të arrij në finale!

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:30
Gega: Dua të arrij në finale!

Kampionia e atletikës, Luiza Gega nderoi Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, duke fituar medalje ari me rekord kombëtar dhe mesdhetar në 3000 metra me pengesa.

“Jam e lumtur pa dyshim për medaljen që mora, por mund të kisha bërë më mirë. Nuk arrita të koordinohesha me trajnerin gjatë kohës sepse nuk i dëgjoja udhëzimet e tij prej zhurmës”,-thotë ajo.

Ndërsa më pas ajo theksoi se “Pas dy javësh do të garoj në kampionatin Botëror. Dua që të arrij në finale dhe të përmirësoj kohën time edhe këtej. Do të jetë e vështirë, sepse përveç dy kenianeve shumë të mira që garojnë për vendin e tyre, janë edhe dy keniane të tjera që do të garojnë me Kazakistanin.

Nuk do të jetë e lehtë, por unë do të bëj maksimumin.

Ndërkohë Europiani është pas një muaji e gjysmë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe jam besimplotë se edhe aty do të bëj mirë, por t’ia lëmë kohës’ shton vajza që mori medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat