Duja: Kemi pritur rezultate më të mira në Lojërat Mesdhetare 

Atletika

Duja: Kemi pritur rezultate më të mira në Lojërat Mesdhetare 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:34
Bajram Duja

Kosova është përfaqësuar me katër atletë në Lojërat Mesdhetare, si Astrit Kryeziu, Gresa Bakraçi dhe në disiplina teknike me Muhamet Ramadanin e Alaudin Sumën.  

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bajram Duja, tha se ka pritur rezultate më të mira.

Duja shprehet se atletët e dhanë maksimumin në Oran të Algjerisë.

Si e sheh në përgjithësi paraqitjen e atletëve në Lojërat Mesdhetare, një përvojë e mirë dhe një rritje e cilësisë apo duhet ende më shumë punë?

“Gjithmonë atletë kur marrin pjesë në gara mundohen me dhanë maksimumin.

Suksesi në gara varet prej disa faktorëve: Përgatitjes fizike, gjendjes emocionale, gjendjes shëndetësore etj.

Unë mendoj se atletët e Kosovës në Lojërat Mesdhetare - Oran 2022, e kanë dhënë maksimumin.

Kemi pritur rezultate më të mira por kjo është atletika, kur pret më shumë mundesh me dështuar në rezultat dhe plasman.

Gara prej garës dallon në bazë të nivelit të garës, sa më i lartë niveli i garës, emocionet janë më të mëdha.

Niveli i kësaj gare ka qenë mjaft i madh dhe emocionet janë më të mëdha.

Me investime në sportin e atletikës, normal është edhe cilësia, rritet.

Kjo garë ka qenë një përvojë e mirë për atletët pjesëmarrës, edhe pse të gjithë atletët kanë përvojë në gara ndërkombëtare”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat