Senad Ramadani, një vend të parë dhe dy vende të dyta

Atletika

Senad Ramadani, një vend të parë dhe dy vende të dyta

Nga: Shaban Sinani Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:00
Senad Ramadani

KA Studenti fitoi shtatë medalje! Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Kampionati Shtetërorë individual i Atletikës për senior në kategorinë e meshkujve  dh eta të femrave .

Në këto gara morrën pjesë afro 150  atlet nga klubet si Rabotniçki, Centar, Vardar, Liria, Delta, 7 Maj, Fortius, Nime Run, Korraners, Kumanova, Teuta, Shkëndija, Sttudenti. Ohrid. Drini Start dhe Olimp.

Klubi i atletikës Studenti nga Tetova që drejtohet nga trajneri Bexhet Toçi, në këtë Kampionat shtetëror për senior ka shënuar rezultate mjaft të mira sidomos atleti i cili garon në shtigjet e shkurta Senad Ramadani ka fituar vendin e pare 400 metra, vendin e dytë në 100 metra dhe  200 metra.

Image

Gruesi Berat Xhelili në disiplinën 400 metra me pengesa doli i dyti,  Aldin Ademi  në hedhjen shtizës  doli i treti ndërsa në hedhjen e gjyles i katërti, Filip Pvlovski në kërcim së gjati doli I treti, ndë në kategorinë e  vajzave Elhame  Zeqiri në hedhjen e shtizës doli  e treta. 

Shihet qartë se njëri ndër  garuesit më të suksesshëm në këtë Kampionati shtetërorë është Senda Ramadani me tre medalje të fituara një vend të parë dhe dy vende të dyta.

 “Normal që ndihem krenar  pasi kam prezantuar me dinjitet ngjyrat e klubit tim. Puna  dhe djersa e derdhur  dhanë frytetet e veta por unë nuk do të ndalem këtu. Premtoj rezultate edhe më të mira”, -  tha  Senad Ramadani.

Sukses të shkëlqyeshëm në kampionatin  shtetërorë të atletikës  ka shënuar edhe garuesja e vetme  e  klubit të atletikë “Drini Star “nga Struga që garoi vetëm me garuesen Natyra Malo e cila doli e para  në disiplinë 100 metra dhe e dyta  në 200 metra

Aktivitet e radhës në atletikë janë nga data 15 - 17 në qytetin Denizli të Turqisë ku do të mbahet Kampionati Ballkanik në Atletikë për kategorinë  U-20, ku  do të merr pjesë edhe reprezentacioni  ynë me garuesit e vetë më të mire në këtë kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat