Kameramani del në mes të pistës gjatë finales, atletët detyrohen...

Atletika

Kameramani del në mes të pistës gjatë finales, atletët detyrohen...

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:42
Kameramani del në mes të pistës gjatë finales, atletët detyrohen...

Një moment sa qesharak aq edhe i pazakontë ka ndodhur në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene (Amerikë).

Në momentin që atletët po garonin në pistë, ata janë detyruar të shmangnin një kameraman që ishte pozicionuar në mes të pistës. E pakuptimtë se çfarë donte ai person aty, në kohën që zhvillohej gara për medaljen e artë.

Organizatorët kanë sqaruar keqkuptimin, duke thënë se ai ndodhej aty për të filmuar nga larg atletët që po garonin në disiplinën e kërcimit së gjati.

Gjithsesi, ai ka penguar atletët, të cilët janë detyruar ta evitonin kontaktin me të, duke garuar anash tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat