Sa para përfiton si shpërblim Luiza Gega për vendin e pestë në Botëror?

Atletika

Sa para përfiton si shpërblim Luiza Gega për vendin e pestë në Botëror?

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 15:55
Sa para përfiton si shpërblim Luiza Gega për vendin e pestë në Botëror?

Luiza Gega ka shkruar historinë e atletikës shqiptare me një pjesëmarrje spektakolare në Botërorin e Atletikës u zhvillua në Oregon të SHBA.

Një pjesëmarrje që u kurorëzua me vendin e pestë në garën e 3000 metrave me pengesa, si dhe me një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë, shkruan Panorama Sport.

Një arritje si asnjëherë më parë në një aktivitet të këtyre përmasave dhe për të cilin parashikohen edhe shpërblimet përkatëse sipas Ligjit për Sportit, mbi trajtimin e sportistëve elitarë për pozicionimin e tyre në garat ndërkombëtare.

Shpërblimi që i takon sipas ligjit Luiza Gegës për vendin e pestë të arritur në Kampionatin Botëror të atletikës është 10 milionë lekë të vjetër.

Një shumë e cila në fakt siç kanë treguar vazhdimisht sportistja dhe trajneri i saj, shkon thuajse zakonisht për grumbullimet që ajo zhvillon jashtë vendit tonë për t’u përgatitur më së miri për garat ku deri tani ka nderuar ashtu siç duhet flamurin kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat