Emine Jonuzi u rendit në pozitën e 20-të në Festivalin Olimpik Evropian

Atletika

Emine Jonuzi u rendit në pozitën e 20-të në Festivalin Olimpik Evropian

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:16
Emine Jonuzi a

Atletja e Kosovës, Emine Jonuzi, sot u paraqit në garën që po mbahet në Sllovaki, duke mos arritur më shumë se në pozitën e 20-të. 

Me atleten, Emine Jonuzi, atletika mbylli sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022.

Jonuzi u paraqit në disiplinën e 200 metra, ku mbylli vrapimin me kohë 28.40 sekonda.

Ajo u rendit në pozitën e 20-të, pa mundur të kualifikohet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat