Shaban Ramadani: Nuk jam shumë i kënaqur 

Atletika

Shaban Ramadani: Nuk jam shumë i kënaqur 

Nga: K. Goca Më: 18 gusht 2022 Në ora: 17:54
Muhamet Ramadani

Jo edhe gjithmonë shkon sipas parashikimeve, sporti është i tillë.

Atleti i talentuar i hedhjes së gjylës, Muhamet Ramadani, përkundër orvatjeve të tij, nuk arriti rezultatin e pritur në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Kampioni i Evropës për U20, debutoi në garat e seniorëve duke fituar një përvojë të re.

Trajneri i tij, Shaban Ramadani, tha se do të punojnë me përkushtim për sfidat e ardhshme.

“Ditën e hënë përfunduan garat në Kampionatin Europian Munich 2022.

Me rezultat:18.26,1017 pikë të IAAF me të cilin nuk jam shumë i kënaqur, por duke e pas parasysh moshën  dhe vitin e parë si senior po mundohem ta arsyetoj.

Tash vazhdojmë në garat tjera”, ka shkruar Shaban Ramadani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat