Diard Maraj: Synoj vitin tjetër të jam në gara evropiane 

Atletika

Diard Maraj: Synoj vitin tjetër të jam në gara evropiane 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:34
Diard Maraj

Atleti i talentuar i ekipit Burimi të Istogut, Diard Maraj, po përgatitet për sfidat e radhës në disiplinën teknike përkatësisht në kërcim së gjati. 

Maraj garon për kategorinë U-18 dhe vlerësohet ndër talentet, që me një punë mund të arrijë shumë në të ardhmen.

Synimet e tij janë që të përmirësojë edhe më shumë kërcimin dhe një ditë të shënojë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

Image

Ai është optimist se shumë shpejt do të jetë edhe në garat evropiane, për çka edhe po punon me përkushtim.

“Synimet e mija për këtë vit janë që të thyej rekordin e Kosovës. Ndërsa për vitin tjetër të jam në gara evropiane”, thotë Maraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa jeni i kënaqur me kushte dhe a është konkurrencë e fortë në disiplinën tuaj?

“Kushtet janë të mira, konkurrenca është e fortë sepse unë garoj me mosha U-20, ndërsa unë jam U-18 por e vetmja gjë e cila na mungon është një fushë për kërcim”, përfundon Maraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat