Zyberaj gati për sfidën e madhe në Berlin

Atletika

Zyberaj gati për sfidën e madhe në Berlin

Nga: K. G. Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:33
Zyberaj gati për sfidën e madhe në Berlin

Atleti i Kosovë, Erzen Zyberaj, është gati për sfidën e madhe që do të zhvillohet të shtunën e fundjavës në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka bërë të ditur se do të garojë në Kampionatin Botëror të 100 kilometrave.

Është një sfidë e vështirë por shpreson se do të ia dal me sukses.

"’Destinacioni i një njeriu nuk është kurrë një vend, por një mënyrë e re për të parë gjërat’ 

Sot po udhëtojmë për një kapitull të ri të jetës dhe sfidave që do t’i kemi në të ardhmen.

Kampionati Botëror i 100 kilometrave ditën e shtunë në Berlin të Gjermanisë për herën e parë do ta ketë edhe pasqyrën e vërtetë të vrapuesve të Kosovës në ketë disiplinë”, ka shkruar Zyberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat