Flaunit Buzhala, talenti nga Theranda që premton shumë

Atletika

Flaunit Buzhala, talenti nga Theranda që premton shumë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 22:16
Flaunit Buzhala

Në qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës, ka shumë talente të mbretëreshës së sporteve. 

Një emër që premton shumë padyshim është edhe talenti nga Theranda, Flaunit Buzhala.

Njomaku ushtron me përkushtim me trajnerin e KA Theranda 1992, Labinot Gashi dhe stafin tjetër të trajnerëve Banush Daka dhe prof. Elmi Gegaj.

Ky njomak ka mësuar shumë gjëra nga trajneri dhe synon të përsoset në çdo aspekt për vazhduar me rezultate edhe më të mira. 

Buzhala garon për grupmoshën U-12 dhe është kampion i Kosovës në disiplinat 60 metra dhe 300 metra.

Flauniti synon të përmirësojë kohën e vrapimit dhe në një të ardhmen të garojë edhe në gara ndërkombëtare. 

12-vjeçari e ka për zemër sportin e atletikës dhe është i lumtur që është kampion i Kosovës.

Buzhala tha se jeton me mbretëreshën e sportit dhe sukseset e motivojnë gjithnjë e më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat