Rekord i ri botëror në maratonë

Atletika

Rekord i ri botëror në maratonë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:03
Rekord i ri botëror në maratonë

Atleti kenian Eliud Kipchoge ka vendosur sot rekord të ri botëror në garën e maratonës, të zhvilluar në Berlin (Gjermani). Në moshën 37-vjeçare, ai tregon se është i pathyeshëm, duke vendosur rekord të ri, me kohën 2h01’09”.

Kipchoge përmirësoi me 30 sekonda kohën e mëparshme (2h01’39”) që mbahej po prej tij, vendosur në vitin 2018, po në Berlin. Duket se ky qytet dhe kjo maratonë i sjell fat atletit kenian. Kjo është fitorja e 15-të e tij në 17 maratona ku ka marrë pjesë.

Për Kipchoge ky është suksesi i katërt në Berlin, duke barazuar rekordin e 4 fitoreve në këtë marartonë një tjetër legjende, Haile Gebrselassie.

Atleti kenian është fitues i dy medaljeve olimpike në këtë disiplinë. I dyti u rendit Mark Korir dhe i treti Tady Abate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat