Flavio Buzhala shkëlqen në disk 

Atletika

Flavio Buzhala shkëlqen në disk 

Nga: K. G. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 19:46
Flavio Buzhala

Flavio Buzhala, atleti i talentuar i klubit Theranda 1992, po shkëlqen në disiplinën teknike përkatësisht në hedhjen e disk-ut.

Synimi i atletit është që të arrijë në nivelin më të mirë dhe të jetë i gatshëm për garat ndërkombëtare.

Flavio pothuajse në çdo garë është më i mirë.    

“Një tjetër rekotd personal i arritur nga Flavio Buzhala.

U mbajt Mitingu i ‘1 Tetorit’ në Mitrovicë në disiplinën e Disk-ut. 

Kampioni jonë Flavio Buzhala shkëlqeu në disiplinën e Disk-ut, duke thye rekordin e tij personal qe e kishte 38.79 metra, tani rezultati tij është 44.59 metra!

Flavio është duke shkëlqye në çdo garë qe po mbahet, jo vetëm në grupmoshat e tij, por edhe në grupmoshat më të rritura.

Tani synimet e Flavio Buzhalë-s janë të qarta, drejt rekordit shtetëror dhe përfaqësimit të Kosovës në Lojërat Olimpike, në një të ardhme të afërt, për çka nuk kem dyshim!

Ne si klub do të jemi në mbështetjen e tij dhe të gjithë atletëve të Klubit Atletik Theranda1992!”, njofton KA Theranda 1992.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat