Spektakël në maratonën e Lojrave Olimpike “Paris 2024”

Atletika

Spektakël në maratonën e Lojrave Olimpike “Paris 2024”

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 11:40
Spektakël në maratonën e Lojrave Olimpike “Paris 2024”

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” kanë zbuluar itinerarin e maratonës që do të zhvillohet gjatë kësaj Olimpiade. Një garë e gjatë 42 kilometra që do të jetë një kombinim mes spektaklit në rrugë dhe historisë.

Atletët pjesëmarrës në garë do të vrapojnë në disa nga zonat më të bukura dhe më historike të Parisit.

Duke nisur nga Bashkia e duke kaluar në të gjitha objektet më të rëndësishme kulturore, si Kulla Eifel, Luvri etj.

Është vendosur që rrugëtimi i kësaj maratone të jetë një përkujtim i marshimit të grave nga Parisi në Marsejë në vitin 1789. Garat e maratonës në Olimpiadën pariziene do të zhvillohen më datat 10 dhe 11 gusht 2024.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat