Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës nesër gara e madhe!

Atletika

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës nesër gara e madhe!

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:00
Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës nesër gara e madhe!

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.

Për fituesit e tre vendeve të para u dha edhe një shpërblim simbolik.  Kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të përgatiten për të garuar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Ditën e nesërme qyteti i Tiranës vijon me Maratonën e Tiranës 2022, eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga disa vende të botës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës.   

FITUESIT E GARËS FUN – RUN SIPAS KATEGORIVE:

Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare

Fituesit meshkuj 

Ambli Shehri – Austri (me kohën 1:54:25)

Firdel Sala – Ndroq (me kohën 1:56:27)

Parid Hoxha – “Myslym Keta” (me kohën 1:58:12)

Fitueset femra 

Alesia Dauti – “Eqerem Çabej” (me kohën 2:00:00)

Elisabeta Marku – “Qemal Stafa” (me kohën 2:20:32)

Meigsa Cenaj – Ndroq (me kohën 2:30:00)

“Speciale”

Adi Sula

Vanesa Doçi

Elson Buçi

Eusebio Arapi

“Me patina”

Ermal Krekas

Rahim Jata

Isert Sinani

“Me familjen”

Familja Muzaka

Familja Tela

“Me katërputroshin”

Francesko Shehu – qeni Puma

Gozar Taho – qeni Lusy

Gozar Taho – qeni Shfals

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat