IAAF zbulon 10 kandidatët për çmimin e “Atletit më të mirë të vitit”

Atletika

IAAF zbulon 10 kandidatët për çmimin e “Atletit më të mirë të vitit”

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:19
IAAF zbulon 10 kandidatët për çmimin e “Atletit më të mirë të vitit”

IAAF, Federata Ndërkombëtare e Atletikës, ka zbuluar emrat e 10 atletëve meshkuj e femra, kandidatë për çmimin e “Atletit më të mirë të vitit 2023”. Në këtë garë janë atletët më të mirë në botë, që këtë vit kanë triumfuar në mjaft evente, duke shkëlqyer në pistë apo garat e ndryshme.

Votimi do të jetë i hapur deri këtë fundjavë, ku 50% e votave do të vijnë nga një panel ekspertës, 25% e votave nga publiku dhe 25% e votave nga vetë sportistët. Fituesit do të shpallen në Montekarlo, në fund të këtij viti. Në këtë listë nuk është atletja shqiptare Luiza Gega, fituese e medaljes së artë në 3000 metra me pengesa në Europianin e atletikës.

10 atletet më të mira femra: Tobi Amusan (Nigeri), Chase Ealey (Usa), Shelly-Ann Fraser (Xhamajkë), Kimberly Garcia (Peru), Shericka Jackson (Xhamajkë), Faith Kipyegon (Kenia), Yaroslava Mahuchikh (Ukrainë), Sydney McLaughlin (Usa), Shaunae Miller-Uibo (Bahrein), Yulimar Rojas (Venezuelë).

10 atletët më të mirë meshkuj: Kristjan Ceh (Slloveni), Alison dos Santos (Brazil), Mondo Duplantis (Suedi), Soufiane El Bakkali (Marok), Grant Holloëay (Usa), Jakob Ingebrigsten (Norvegji), Eliud Kipchoge (Kenia), Noah Lyles (Usa), Anderson Peters (Grenada), Pedro Pichardo (Portugali).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat