IAAF shpall “Atletët më të mirë të vitit 2022”, ja dy fituesit

Atletika

IAAF shpall “Atletët më të mirë të vitit 2022”, ja dy fituesit

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:08
IAAF shpall “Atletët më të mirë të vitit 2022”, ja dy fituesit

IAAF shpall “Atletët më të mirë të vitit 2022”, ja dy fituesit!

Atleti suedez i garës së kërcimit me shkop Armand Duplantis dhe ajo amerikane e garës së 400 metrave me pengesa Sydney McLaughlin, janë shpallur si “Sportistët më të mirë të vitit 2022” në sportin e atletikës.

Në një ceremoni gala të zhvilluar në Montekarlo, ata morën çmimin e veçantë nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF). Një triumf i merituar për dy atletët, veçanërisht për Duplantis, që këtë vit theu tri herë rekordin e botës në kërcimin me shkop, kampion bote si në sallat e mbyllura ashtu dhe ato të hapura.

Edhe McLaughlin pati një vit të jashtëzakonshëm, duke e thyer dy herë rekordin e botës në 400m/p, duke marrë medalje në këtë disiplinë dhe stafetën 4×400 metra. Ceremonia u zhvillua në Montekarlo, ku morën pjesë yjet e atletikës botërore, duke vlerësuar e ndderuar fituesit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat