Vendimi i gjykatës në SHBA që ndez polemika

Atletika

Vendimi i gjykatës në SHBA që ndez polemika

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 12:26
Vendimi i gjykatës në SHBA që ndez polemika

Një gjykatë në shtetin Connecticut (SHBA) vendosi këtë të premte në favor të atleteve transgjinore që garojnë në ekipet e femrave.

Vendimi duket se zgjidh një debat të përsëritur vitet e fundit në lidhje me avantazhin e pretenduar krahasues të atleteve transgjinore ndaj femrave.

Një panel prej tre gjyqtarësh nga Connecticut (në verilindje të Shteteve të Bashkuara) vendosi se diskriminimi i atleteve transgjinore është një shkelje e Nenit IX, që ndalon institucionet arsimore, që marrin fonde federale, të marrin vendime diskriminuese bazuar te seksi.

Vendimi është në përgjigje të një ankese të bërë në vitin 2020 nga katër atlete të kolegjit, të cilat u ankuan se transgjinoret po rezultonin fituese në shumicën e garave për femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat