Sara Susuri - sportistja më e mirë e vitit në Prizren

Atletika

Sara Susuri - sportistja më e mirë e vitit në Prizren

Nga: K. G. Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:26
Sara Susuri

Atletja Sara Sussuri ka pas një vit shumë të mirë në mbretëreshën e sporteve dhe për çka edhe është shpallur sportistja e vitit në Komunën e Prizrenit.

Drejtuesit e klubit me trajnerin Bajram Duja janë të kënaqur me të arriturat e saja sidomos me epitetin e sportistes më të mirë. 

“Dje është mbajtur ceremonia e shpalljes së laureatëve në lëminë e sportit në Komunën e Prizrenit. Sara Susuri atlete e Klubit të Atletikës "Prizreni" është shpallur sportistja më e mirë vitit 2022 në Komunën e Prizrenit.

Sukseset e Sara Susuri në vitin 2022:

I ka thyer dy rekorde të Kosovës në 100 dhe 200 metra.

Në Kosovë dhe rajon 19 gara të gjitha fitore, pa asnjë humbje.

Kampione e Kosovës në 200 dhe 400 m. për seniore.

Kampione e Kosovës në 100, 200 dhe 400 m. për U - 20.

Fituese e 5 medaljeve të arta në Kupën e Kosovës për seniore: 100, 200, 400, kërcim së gjati dhe stafeta 4x100 m.

Fituese e kampionatit mbarkombëtar në 200 m.

E pesta në kampionatin e shteteve të mesdheut në 200 m. për U - 23.

Pjesëmarrëse në 2 kampionate të Ballkanit për U - 20.

Anëtare e reprezentacionit të Kosovës për U - 20, U - 23 dhe seniore.

Atletja më e mirë e Kosovës për vitin 2022 për U – 20”, njofton Duja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat