Ramadani, krenaria e atletikës dhe Kosovës 

Atletika

Ramadani, krenaria e atletikës dhe Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2023 Në ora: 13:40
Muhamet Ramadani është në mes

Atleti i talentuar, Muhamet Ramadani, ka pas një vit për t’u mbajtur mend në rrafshin ndërkombëtar.

Puna e palodhshme e trajnerit Shaban Ramadani, ka sjell frytet e veta.

Nuk duhet harruar edhe ndihmën e madhe të Federatës së Atletikës së Kosovës, me kryetarin Halil Sylejmani.

Muhamet ka fituar medaljen e argjendtë në hedhje të gjyles, më 13 mars, në Kupën Evropiane të hedhjeve (gjyles) për grupmoshën U23, të mbajtur në Portugali.  

Më 10 shtator në Kampionatin Mesdhetar të atletikës, grupmosha U23, Ramadani fitoi medaljen e argjendtë po ashtu. Kishte hedhje prej 19.13 metra, që është rekord i Kosovës.

Ky kampionat u mbajt në Pescara të Italisë. Ramadani ka edhe një vend të tretë në një miting ndërkombëtar në Tivar. Është paraqitur në garat e seniorëve, por pa ndonjë rezultat të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat