Përjashtohet për 36 vjet dhe mund të garojë sërish në moshën 72-vjeçare!

Atletika

Përjashtohet për 36 vjet dhe mund të garojë sërish në moshën 72-vjeçare!

Më: 13 janar 2023 Në ora: 23:16
Alessandro Braconi

Quhet Alessandro Braconi dhe do të mbetet në histori.

Ai është një vrapues italian por nuk do të mbahet mend për arritjet e tij në sport por për ndalimin e vendosur ndaj tij. Ai është 36 vjeç, u ndalua për 36 vjet dhe do të mund të kandidojë sërish në moshën 72-vjeçare!

Njësia e Integritetit Sportiv të Italisë ka ezauruar të gjithë ashpërsinë duke e ndaluar Alessandro të konkurrojë deri në vitin 2058.

Rekordin përkatës e mban një tjetër vrapues italian, Roberto Barbi, i cili në vitin 2008 u dënua me 38 vite.

Krahas vrapimit, Braconi ishte edhe masazhator dhe fillimisht u ndëshkua për trafik hormonesh dhe steroid anabolikë. Por ai vazhdoi të luftonte dhe u vendos që t’i dyfishohej dënimi, i cili arriti në 24 vjet!

Nëntë muaj më parë ai u pezullua sërish për “përdorim ose tentativë për përdorim të një lënde të ndaluar, posedim të një lënde të ndaluar dhe trafik të paligjshëm” dhe kësaj here ka “ngrënë” 36 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat